Shqipëria mbledhje të përbashkët me qeverinë kroate në vitin 2026/ Spiropali: Takimi do ta çojë bashkëpunimin tonë në një tjetër nivel

Pas takimit të përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Itali, një tjetër takim i ngjashëm është në horizont.

Bëhet fjalë për një takim të përbashkët me qeverinë kroate, lajm që u dha nga Ministrja për Evropën e Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, në konferencën e përbashkët me homologun.

Pas takimit të përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Itali, një tjetër takim i ngjashëm është në horizont.

Bëhet fjalë për një takim të përbashkët me qeverinë kroate, lajm që u dha nga Ministrja për Evropën e Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, në konferencën e përbashkët me homologun Gordan Grlić-Radman.

CITIM- SINKRON U dakordësuam për intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat strategjike, përfshirë përgatitjet për mbledhjen e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Kroacisë në vitin 2026.

Kjo do të çojë bashkëpunimin tonë në një tjetër nivel.

Spiropali poashtu theksoi se Kroacia është një partner strategjik i Shqipërisë dhe shembulli sesi reformat serioze por edhe diplomacia proaktive, janë ato që sjellin rezultatet konkrete.

Më herët Spiropali u prit edhe nga Presidenti i vendit Zoran Milanoviç, ku u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetja krote për integrimin në Bashkimin Europian.

Milanoviç vlerësoi angazhimin e vendit tone në ruajtjen e paqes e stabilitietit në rajon.

Spiropali poashtu kreu homazhe eremonia e nderimeve dhe vendosja e kurorës në Monumentin e Atdheut.