PAMJE/ Problematika në aksin Elbasan-Peqin, rrëzimi i pishave bllokon qarkullimin

Në Qarkun e Elbasanit, deri tani janë regjistruar disa problematika si pasojë e reshjeve:

HEC Banje ka rritur shkarkimet në 200 m³/sek, përveç 100 m³/sek të prodhimit, për shkak se edhe Moglica është në kuota maksimale.

Situata do të monitorohet, duke u bazuar në ndryshimet e prurjeve dhe faktorë të tjerë.

Aksi rrugor Elbasan-Peqin u pengua pjesërisht rreth orës 17:30 nga një pishë e rënë në rrugë.

Zona e Fushave të Sulovës, e cila është në harta rreziku për shkarkimet nga HEC Banje, deri tani nuk ka regjistruar përmbytje ose ujë në tokat bujqësore.

PAMJE/ Problematika në aksin Elbasan-Peqin, rrëzimi i pishave bllokon