KUJDESUNI PER DHEMBET/ Mjekja stomatologe: Mungesa e kalciumit dëmton smaltin
Mjekët stomatologë apelojnë për më shumë kujdes ndaj higjienës dentare si çelësi për dhëmbë të shëndetshëm . Mjekët stomatologë bëjnë apel për vizitat rutinë dhe ushqyerje të balancuar si mbrojtja më e mirë për shëndetin e dhëmbëve.
Shëndeti i dhëmbëve mbetet një nga aspektet më të rëndësishme të mirëqenies sonë, dhe specialistët theksojnë se parandalimi është gjithmonë më efektiv sesa trajtimi.
Vizitat e rregullta tek dentisti, të paktën dy herë në vit, janë çelësi për të zbuluar në kohë çdo problem të mundshëm, edhe kur pacienti nuk shfaq ende dhimbje apo shqetësime.
Një nga faktorët kryesorë që ndikon në forcën e dhëmbëve është sasia e kalciumit mineral luan rol të rëndësishëm ndaj rekomandohet një dietë e balancuar, e pasur me ushqime që përmbajnë kalcium dhe vitaminë D, të cilat ndihmojnë në forcimin e strukturës dentare.
Mjekja stomatologe Lerida Bocova shpjegon se mungesa e kalciumit sjell një sërë pasojash për dhëmbët
Sipas stomatologes ruajtja e higjienës orale dhe vizitat periodike janë investimi më i mirë për të shmangur problemet në shëndetin dentar.
