Zbardhet maja e Bukanikut, reshje të lehta dëbore

Bora e parë ka zbardhur majën e Bukanikut në Gjinar, duke sjellë pamjet e para të dimrit në zonën turistike. Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk raportohet asnjë problematikë në qarkullim.

Reshjet e para të borës kanë zbardhur edhe zonat malore të Librazhdit, veçanërisht fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat.

Aktualisht as atje nuk raportohet për problematikë në qarkullim.

Reshje me të dendura dëbore kanë rënë në majë të Bigllës dhe në Dardhë si dhe përgjatë aksit rrugor Shtyllë-Mashkullorë.