VONESAT NË TË FOLUR/ Sinjalet që shfaqen që në muajt e parë

Vonesat në të folur tek fëmijët po shfaqen gjithnjë e më shpesh, ndërsa specialistët theksojnë se shenjat paralajmëruese fillojnë që në muajt e parë të jetës. Logopedët u bëjnë thirrje prindërve të mos presin me shpresën se problemi kalon vetë, por të kërkojnë vlerësim profesional sapo të vërehen mungesa e belbëzimeve  apo fjalëve të para.

Vonesat në të folur po bëhen një shqetësim gjithnjë e më i shpeshtë mes prindërve, ndërsa specialistët theksojnë rëndësinë e vëzhgimit të hershëm të zhvillimit të fëmijës.

Logopedja Alketa Buba, në një intervistë për Ora News, shpjegon se sinjalet e para shpesh shfaqen që në muajt e parë të jetës.

Sipas logopedes  vonesa në shqiptimin e fjalëve të para nga 12 në 18 muaj, si edhe mungesa e dëshirës së fëmijës për të luajtur apo për t’u ndërvepruar me të tjerët, mund të sinjalizojnë nevojën për vlerësim profesional.

Ekspertët nënvizojnë se prindërit shpesh presin më shumë sesa duhet, duke besuar se fëmija “do flasë me kohën”.

Por logopedja Alketa Buba thekson se nëse në moshën 18 mujore mungojnë edhe belbëzimet, kërkimi i ndihmës së specialistit është i domosdoshëm.

Mjekja shton se ndërhyrja e hershme mbetet elementi kryesor për rezultate më të mira ndaj apelon që prindërit të mos hezitojnë të kërkojnë këshillë profesionale, pasi diagnostikimi i shpejtë ofron mundësinë për të mbështetur fëmijën në kohë dhe në mënyrë efektive.