FOTO-LAJMI/ Makina del nga rruga dhe futet brenda në lokal, 3 persona të plagosur në Cërrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2025, 18:00
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gostim-Mollas në Cërrik.
Një automjet është futur në brendësi të një lokali ndërsa 3 persona raportohet të jenë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ndërsa po hetohen rrethanat e qarta që shkaktuan aksidentin.
