Fier/ Ishte i arm*tosur në lokal, bie në duart e policisë 57-vjeçari i dënuar më parë për vr*sje, babai i Azgan Mernicës
Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar të dënuar më parë për vrasje, i cili qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak.
Ky shtetas rezulton të jetë Petrit Mërnica, babai i të riut Azgan Mërnica që kreu vrasjen e punonjësit të policisë së Shqiponjave Fier, para 1 viti e gjysëm.
Uniformat blu ishin njoftuar për një shtetas që lëvizte i armatosur.
Ndërkaq, ata e kanë arrestuar në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, Petrit Mërnicën.
Të cilit i janë gjetur në në çantën e dorës një pistoletë me dy krëhëra, secili me nga 7 fishekë. Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan menjëherë si prova materiale.
Njoftimi i policisë:
Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathway”.
Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathway”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
