Përmbytjet në vend/ Prefekti i Korçës tregon situatën për 'Ora News': Ka pasur çarje të argjinaturave, 300 banesa me prezencë uji

Prefekti i Korçës, Nertil Jole në një intervistë në Ora News u shpreh se situata nga përmbytjet në qarkun e Korçës paraqitet më e normalizuar ditën e sotme.

Jole shtoi se në bashkinë e Maliqit ka pasur dy momente të çarjes së argjinaturës.

Prefekti i Korçës tha se janë rreth 300 banesa në qarkun e Korçës që janë me prezencë uji.

Jole: Aktualisht situta në qarkun e Korçës paraqitet më e normalizuar ditën e sotme duke filluar që nga dita e djeshme në fakt si pasojë e faktit që reshjet kanë qenë të reduktuara në këtë hark kohor.

Por gjithsesi pasojat edhe problematikat janë ende në territor.

Unë kthehem nga një takim i gjatë dhe koordinim pune prej vizitës së dy ministrave në qarkun tonë.

Ministrit të Mbrojtes dhe Ministrit të Bujqësisë dhe zhvillimit Rural ku bashkarisht me shtabin e emergjencave në nivel qarku kemi organizuar punën, kryesisht në ndihmë të bashkisë Maliq sa i takon dy momenteve kur është dëmtuar argjinatura në infrastruktuën e Fushë-Maliqit që është ajo në pikën e lumit të Bonavecit.

Edhe një aspekt më i komplikuar në shtratin e lumit të Devollit.

Për këtë arsye kemi koordinuar punën me të gjitha strukturat në varësi të qeverisjes qendrore, me bordin e ujitjes dhe kullimit të bashkisë Maliq ku kemi kërkuar edhe ndihmë dhe kemi gjetur mirëkuptim edhe nga subjekte private që aktualisht kanë filluar punën që përbri shtratit të lumit Devoll të ndërtojnë një stabilizant rrugë në mënyrë që të kemi mundësinë për të transportuar aty sasi gurësh që do të forconin argjinaturën dhe do të minimizonin dhe reduktonin dëmet në tokën bujqësore.

Besoj se kemi bërë një punë të mirë që besoj do ta vazhdojmë edhe ditën e nesërme në mënyrë që të mos kemi situata të agravuara të mëtejshme duke qenë se presim edhe reshje shiu ditën e mërkurë. Kemi patur disa dëmtime.

Janë rreth 300 banesa të prekura në qarkun e Korçës.

Por jo si të përmbytura por me prezencë uji.

Jemi në fazën e asistencës së çdo rasti.