Përmbytjet në Shqipëri/ Nënkyetari i bashkisë Lezhë për 'Ora News': Çarja e argjinaturës në Tale shkaktoi probleme, 3 fshatra me prani uji
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi në një intervistë në Ora News u shpreh se në fshatrat Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh ka prani të ujit.
Zefi shtoi se bashkia ka bërë shpërndarje të pakove ushqimore dhe material për gjënë e gjallë pasi ka akoma prezencë uji në pjesën më të madhe të tokave bujqësore.
Nënkyetari i bashkisë Lezhë tha se çarja e argjinaturës në Tale shkaktoi probleme por pas 48 orësh punë intensive është bërë e mundur mbyllja përfundimtare e saj.
Zefi: Situata paraqitet me pasojat që ka lënë çarja e argjinaturës në Tale të Lezhës.
Pas 48 orësh pune intensive me bashkinë, bordin e Kullimit dhe me kompanitë private është realizuar mbyllja përfundimtare e saj.
Po punohet çdo ditë tani për ta ngritur edhe më lart argjinaturën që të mos ketë probleme në të ardhmen.
Territori i fshatrave të njësisë Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh kanë prani të ujit.
Por niveli nga momenti i mbylljes së argjinaturës ka rënë me rreth 30 cm.
Bashkia me emergjencat civile po punon deri në orët e vona.
Ka bërë shpërndarje të pakove ushqimore, material për gjënë e gjallë.
Sepse kemi akoma prezencë të ujit në pjesën më të madhe të tokave bujqësore.
Probleme me bllokim rrugësh nuk kemi pasur përveçse prezenca e ujit në disa segmente rrugore.
Bashkia ka punuar edhe sot me zhbllokimin e disa kanaleve të dyta dhe të treta për shkak të materialeve që kanë sjellë prurjet e vrullshme.
Deri tani nuk ka situatë problematike.
