Dëme nga reshjet në krahun e urës së Shëmrizës, ministrja Koçiu: Kërkohet zgjidhja sa më e shpejtë për 1700 banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2025, 16:46
Koçiu u njoh me situatën duke kërkuar zgjidhje sa me te shpejtë për lëvizjen e 1700 banoreve te fshatit Xhyre.
Reshjet e dendura të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit.
Ura e Shëmrizës është dëmtuar në njërin krah, duke e bërë kalimin të vështirë për mjetet.
Probleme janë shënuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore. Firma e mirëmbajtjes është lajmëruar dhe ekipet janë nisur drejt zonës për të bërë të mundur pastrimin dhe hapjen e rrugës.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.
