Elbasan/ I dogji automjetin ndërkohë që ishte nën "arrest shtëpie", policia arreston 31-vjeçarin

Policia e Elbasanit pasi ka gjetur një automjet të djegur në rrugën “Caush Asllani” në fshatin Katund i Ri në Elbasan, ka identifikuar dhe ka kapur autori, i cili është shtetasi Xh.M., 31 vjeç.

Mësohet se 31-vjeçari ishte nën arrest shtëpi në kohën që ka kryer djegien.

Blutë bëjnë me dije se ky shtetas e ka djegur mjetin më datën 20 nëntor 2025. Vetura mësohet të jetë e një shtetasi 29-vjeçar dhe dyshohet se djegia është kryer për motive të dobëta.