VIDEO/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër (21 Nëntor 2025)
Qendra e fuqishme ciklonare në Veri–Verilindje të Europës do të sjellë reshje dëbore në Balltik dhe Europën Lindore, ndërsa reshje shiu dhe stuhi priten në Europën Qendrore. Ballkani përfshihet nga vranësira dhe rrebeshe, ndërsa gadishulli Iberik, Britanikët dhe brigjet e Detit të Zi do të kenë mot të kthjellët me vranësira të lehta.
Sipas MeteoAlb, paraditja dominohet nga reshje mesatare, më të dukshme në veri dhe qendër. Pasditja sjell shtim të reshjeve në të gjithë territorin, me rrezik për përmbytje në veri dhe zona të izoluara në qendër e jug. Temperaturat luhaten nga 4°C në 20°C. Era do te fry e fortë mbi 65 km/h , duke krijuar ne det dallgëzim 5 ballë.
Ballkani goditet nga një masë e ftohtë polare që sjell rënie të ndjeshme temperaturash dhe reshje dëbore. Europa Lindore dhe pjesërisht Britania e Madhe do te dominohet nga reshjet e shiut dhe dëborës. Pjesa tjetër e kontinentit mbetet nën masa ajrore të qëndrueshme me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Sipas MeteoAlb, masa polare futet në vend duke sjellë rrebeshe shiu në bregdet dhe reshje dëbore në zonat malore, më të dendura në veri dhe verilindje.
Pasditja sjell reshje shiu dhe dëbore në të gjithë territorin, me dobësim intensiteti të tyre gjatë mbrëmjes. Temperaturat ulen nga 3°C deri në 17°. Era do te fry e fortë jugore mbi 70 km/h duke krijuar dallgëzim deri 6 ballë.
