SITUATË PROBLEMATIKE/ Pamje nga rrëshqitja e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2025, 14:44
Vetëm pak minuta më parë rrëshqitje të reja të dheut janë evidentuar në aksin Qukës-Qafë Plloçë në degëzimin që devijon për në Pogradec.
Një masiv i madh dheu është shkëputur duke zënë njërën prej korsive.
Aktualisht, aty ndodhen grupet e punës për të larguar inertet nga rruga.
Ndërkohë qarkullimi bëhet vetëm në njërën korsi.

