SHIRAT E DENDUR NË VEND/ Osumi del nga shtrati, përmbytje në disa fshatra të Beratit

Këto dy ditët e fundit në zonën fushore të Bashkisë Berat janë raportuar problematikat e para që kanë ardhur si pasojë e reshjeve.

Bëhet me dije se lumi i Osumi ka dalë nga shtrati si pasojë e shirave me dendësi të lartë. 

Burimet njoftojnë se rritja e nivelit të ujërave ka prekur fshatin Veterrik, duke përmbytur parcela të mbjella me pemë frutore dhe të mbjella të tjera të stinës. 

Ndërkaq, Komandati i MZSH Berat, Artan Merko është shprehur lidhur me situatën aktuale se janë marë masat për të përballuar çdo problematikë të mëtejshme që pritet të ndodh nga moti i rënduar.