Kaseta misterioze nga familja e Aleks Nikës ‘bllokon’ laboratorët shqiptarë, SPAK kërkon ndihmë nga laboratorë jashtë vendit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 10:16
Prova e re e dorëzuar nga familja e Aleks Nikës, kaseta me regjistrimin audio të disa komunikimeve në radio të zinxhirit komandues të Gardës së Republikës, nuk është ekspertuar dot nga laboratorët në Shqipëri.
Sipas informacioneve, laboratorët nuk kanë mundësi teknike për të kryer një ekspertim të tillë, ndaj SPAK i është drejtuar laboratorëve të tjerë jashtë vendit.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga familjarët e të ndjerit Aleks Nika që të tregojnë mënyrën se si është siguruar audio-regjistrimi, si edhe pajisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi, pasi kaseta e dorëzuar në SPAK është kopjo.
