Situatë e rënduar nga rreshjet në bashkinë Delvinë, 3 shtëpi të përmbytura

Sipas informacioneve më të fundit në bashkinë Delvinë deri tani rrugët janë të bllokuara nga prurjet.

Rrugët më problematike në qytet u hapën. Ndërkohë është e pakalueshme rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, ku edhe atje punohet për hapjen e saj.

Rruga Fushvëri -Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km.

Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati  dhe  ka filluar dhe gërryen fushat  e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas.

Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën  Stjar- Bajkaj.

Në Delvinë 3 shtëpi janë përmbytur dhe për rrjedhojë është bërë evakuimi i banorëve. Bashkia në punë në sherbim  të komunitetit