EMRAT/ Eksploziv biznesit në Kamëz, Gjykata nxjerr nga qelia ish-efektivin Jeton Lami, ja masat për 3 të tjerët

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia ish-efektivin e Policisë Jeton Lami duke e dërguar në arrest shtëpie për ngjarjen e para disa ditëve në Kamëz, ku iu vu eksploziv biznesit të shtetasit Saimir Sina.

EMRAT/ Eksploziv biznesit në Kamëz, Gjykata nxjerr nga qelia
Ne foto: Jeton Lami

Në detyrim paraqitje u la Florin Domi që ofroi edhe garanci pasurore, ndërsa nuk ndryshoi masa e arrestit në burg për Flogert Mzhika.

Ndërkohë, mbetet në kërkim Ervis Lami, që prej rreth një viti ka një tjetër masë arresti në mungesë për disa armë që iu gjetën në banesë.

Policia njoftoi se arsyeja e vendosjes së lëndës eksplozive që shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznes është një gjobë-vënie prej 500 000 eurosh, që autorët i kishin vendosur pronarit të godinës Saimir Sina, ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte.

EMRAT/ Eksploziv biznesit në Kamëz, Gjykata nxjerr nga qelia
Pamjet e biznesit ne Kamez, pas shperthimit