Botërori 2026/ Ronaldo s’i ndahet Messi-t, dy legjendat në majën e Olimpit të futbollit
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të qëndrojnë në një tjetër dimension nga pjesa tjetër e botës së futbollit. Me kualifikimin e Portugalisë në Kupën e Botës 2026, ‘ylli’ portugez siguron Botërorin e tij të gjashtë, duke u vendosur krah për krah me rivalin historik, Lionel Messi.
Kj arritje e çon Ronaldon në një nivel të paprekur më parë. Asnjë futbollist në histori nuk kishte marrë pjesë më shumë se pesë herë në këtë kompeticion. Tani, dy ikonat e një epoke të artë ngjiten së bashku në piedestalin e futbollit botëror, si lojtarët me pjesëmarrjen më të madhe në Kupën e Botës.
Deri para këtij kualifikimi, Ronaldo ishte pjesë e grupit të elitës me 5 Botërorë, së bashku me emra legjendarë si Gigi Buffon, Antonio Carbajal, Lothar Matthäus, Rafa Márquez, Andrés Guardado, Guillermo Ochoa dhe Luka Modrić. Me këtë hap historik, ai vulos edhe një herë madhështinë e karrierës së tij, duke u renditur në të njëjtën majë me Lionel Messin, në një tjetër faqe të artë të rivalitetit më të madh që ka njohur futbolli.
