VIDEO/ Angela Nikaj: Bravo iu qoftë çunave për suksesin e arritur, dhe për shpirtin luftarak sonte
Kombëtarja shqiptare pësoi sot një humbje 0-2 ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Lojtarët kuqezinj u shprehën pas ndeshjes, se pavarësisht humbjes, ekipi tregoi një paraqitje të mirë, kjo dhe falë ngarkesës së lehtësuar nga kualifikimin për në turin Play-Off.
I njëjtin opinion thuajse ndanë edhe të ftuarit në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”.
“E meritojnë dhe është me të vërtetë krenari të veshësh këtë fanellë dhe bravo u qoftë për suksesin e arritur.
Këdo që kam pyetur për ndeshjen me Anglinë, e kanë cilësuar të pamundur, por atyre bravo iu qoftë se hynë në fushë me një shpirt luftarak, dhanë shumë dhe kishin disa raste që ishin me të vërtetë fantastike”, u shpreh futbollistja e Kombëtares për Femra, Angela Nikaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

