VIDEO/ Heroi i Anglisë, Harry Kane: Rëndësi ka që ia dolëm, shkojmë në Botëror pa asnjë humbje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2025, 20:32
Heroi i Anglisë, por planprishësi i festës kuqezi, Harry Kane u shfaq i lumtur për suksesin e tij personal, por jo për paraqitjen e ekipit në ndeshjen e sotme ndaj Shqipërisë.
Për mediat në ambientet e stadiumit “Air Albania”, Kane theksoi se rëndësi ka që ia dolëm dhe shkojmë në Botëror pa asnjë humbje.
Por nga ana tjetër ai shtoi se ka shumë punë për të bërë sa i përket përmirësimit dhe arritjes së nivelit ku duhet të jetë kombëtarja e Anglisë.
