VIDEO/ Muça: Ekipi ka 10 vite që është në majën e futbollit evropian dhe kjo nuk është rastësi

Kombëtarja shqiptare pësoi sot një humbje 0-2 ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Lojtarët kuqezinj u shprehën pas ndeshjes, se pavarësisht humbjes, ekipi tregoi një paraqitje të mirë, kjo dhe falë ngarkesës së lehtësuar nga kualifikimin për në turin Play-Off.

I njëjtin opinion thuajse ndanë edhe të ftuarit në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”.

“Mendoj se tashmë ekipi i ka arritur objektivat jo vetëm të këtij raundi. Ekipi ka 10 vite që është në majën e futbollit evropian.

Jemi dy herë të kualifikuar në finalet e Evropianit dhe kësaj radhe pretendojmë të shkojmë në Botërore dhe kjo nuk është rastësi”, theksoi ndër të tjera avokati Agim Muça

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”