VIDEO/ Çelmeta: Bravo dhe mbarë e mirë gjithë kombit shqiptar, objektivi ishte vendi i tretë në grup
Kombëtarja shqiptare pësoi sot një humbje 0-2 ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Lojtarët kuqezinj u shprehën pas ndeshjes, se pavarësisht humbjes, ekipi tregoi një paraqitje të mirë, kjo dhe falë ngarkesës së lehtësuar nga kualifikimin për në turin Play-Off.
I njëjtin opinion thuajse ndanë edhe të ftuarit në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”.
“Ajo që është pozitive është që kombëtarja jonë arriti të kapë një vend në Play-Off, pasi objektivi ka qenë vendi i tretë në grup, ndaj është sukses që morëm vendin e dytë.
Ndaj Anglisë kemi shënuar edhe herë të tjera, e tentuam sot dhe shumë mirë bëmë.
Bravo Sylvinhos, bravo të gjithë lojtarëve dhe mbarë gjithë kombit shqiptar”, u shpreh Çelmeta.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

