VIDEO/ Çobani: Më shumë e kishim si besim në vetvete, por nuk është kollaj të fitohet ndaj Anglisë
Kombëtarja shqiptare pësoi sot një humbje 0-2 ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Lojtarët kuqezinj u shprehën pas ndeshjes, se pavarësisht humbjes, ekipi tregoi një paraqitje të mirë, kjo dhe falë ngarkesës së lehtësuar nga kualifikimin për në turin Play-Off.
I njëjtin opinion thuajse ndanë edhe të ftuarit në studion e emisionit “Ora Sport” neë “Ora News”.
“I gjithë objektivi që kishin e arritën, pasi qëllimi në ata kishin që në nisjen e eliminatoreve ishte të arrihej vendi i dytë në grup.
Pastaj, në ndeshjen e sotme ne bëmë mirë, mbase prisnim ndoshta një rezultat më të mirë.
Më shumë e kishim si besim në vetvete, por nuk është kollaj ndaj Anglisë dhe kjo ndodhi”, shpreh specialisti i futbollit Artur Çobani.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

