VIDEO/ Legjenda kuqezi, Altin Rraklli: Djemtë i kanë të gjitha cilësitë dhe aftësitë për t’i shënuar Anglisë

Sot në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Anglia kryeson grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 14 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila tashmë është eliminuar.

Për kuqezinjtë, sfida e sotme shërben si përgatitje për fazën e play-off-it të Botërorit, ndërsa Anglia ka siguruar kualifikimin direkt, si e para e grupit.

Në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News”, legjenda e futbollit shqiptare, Altin Raklli u shpreh i bindur se djemtë e kombëtares e kanë dëshirën shumë të madhe për të shënuar sonte ndaj Anglisë.

VIDEO/ Legjenda kuqezi, Altin Rraklli: Djemtë i kanë të gjitha

“Ndoshta ajo që duhet të kenë në raste të tilla është vetëbesimi, një gjë që unë e kam pasur këtë në kohën kur luaja. Nuk kam pasur frikë ndaj kujtdo kundërshtari që kisha përballë, pavarësisht koeficientit të vështirësisë.

E në këtë aspekt, lojtarët tanë i kanë të gjitha cilësitë dhe aftësitë për ta bërë dhe për t’i shënuar Anglisë duhet të jetë ai vetëbesimi që i karakterizon ndeshje të tilla”, u shpreh Raklli.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ALTIN RRAKLLIN