VIDEO/ Kuqezinjtë gati për Anglinë, Bicaj: Nëse ka diçka që duhet të mburremi, janë tifozët. 10-të me yll

Sot në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Anglia kryeson grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 14 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila tashmë është eliminuar. Për kuqezinjtë, sfida e sotme shërben si përgatitje për fazën e play-off-it të Botërorit, ndërsa Anglia ka siguruar kualifikimin direkt, si e para e grupit.

Në studion e lajmeve në “Ora News”, trajneri i futbollit Ditmar Bicaj u shpreh se një meritë të veçantë në këtë rrugëtim të ekipit kombëtar është tifozeria kuqezi.

“Po t’i shikojmë që nga fillimi e deri sot që flasim ata janë gjithmonë aty në mbëhstetje të skuadrës, ndaj nëse do të kishte një notë, ajo do të ishte një 10 me yll”, u shpreh Bicaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DITMAR BICAJN