Rama për ekipin kuqezi: Mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit

Kombëtarja shqiptare pësoi sot një humbje 0-2 ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Lojtarët kuqezinj u shprehën pas ndeshjes, se pavarësisht humbjes, ekipi tregoi një paraqitje të mirë.

Të njëjtin opinion ka edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, ku ka shprehur falënderimet për ekipin kuqezi, kreu i qeverisë thekson se skuadra meriton mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.

”FALEMINDERIT. Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit. Tani pllei ofi. FORCA SHQIPËRI”,-shkruan Rama.