Zgjedhjet në Kosovë/ Aliaj: Numri i fletëve të votimit me probleme, shumë i vogël. Kandidatët me diferencë të madhe
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 19:27
Analisti politik, Artan Aliaj në një intervistë në Ora News u shpreh se numri i fletëve të votimit me probleme teknike në Kosovë është i vogël dhe se kandidatët kanë diferencë shumë të madhe.
Aliaj: Ajo që kemi dëgjuar tashmë nga KQZ është që kemi të bëjmë me një gabim teknik në shtypjen e numrit serik në fletët e votimit.
Në disa fletë votimi, qoftë në komunën e Mitrovicës, është përmend edhe komuna e Gjakovës.
Mirëpo ajo çfarë kemi parë është që është një numër shumë i vogël i fletëve të votimit të cilat mund të kenë probleme të tilla teknike.
Duhet të kemi parasysh që ndoshta dallimi në vota në mes të dy kandidatëve është mjaft i madh, është mbi 2300 vota.
