Ndryshimet në Fushë-Kosovë/ Bekolli: Votuesit ndëshkojnë pushtetin e kaluar, janë lodhur dhe nga premtimet 'boshe'
Gazetari Kushtrim Bekolli në “Ora News” komentoi rezultatin e fundit në Fushë-Kosovë, duke theksuar ndër të tjera se votuesit duket se kanë ndëshkuar pushtetin e kaluar për premtimet e pambajtura.
“Një situatë e pritshme. E dyta, ndonëse para 4 viteve, kur ishin zgjedhjet e fundit, edhe atëherë ndodhi e njëjta gjë, dhe para 4 viteve Fushë-Kosova shkoi në balotazh. Ndërkaq, Lidhja Demokratike arriti që në një mënyrë apo në një tjetër të marrë edhe njëherë një mandat katërvjeçar udhëheqjen e komunës, duke e mbajtur atë plot 20 vjet. Siç duket, kësaj here edhe votuesi, ndoshta edhe partia, sepse e kemi parë që në shumë komuna të Republikës së Kosovës ka pasur ndryshime, kanë dëshiruar të ndërrojnë pushtetin.
Ka qenë ndëshkim për Fushë-Kosovën, sepse qytetarët janë lodhur nga premtimet që nuk janë mbajtur,” u shpreh Bekolli.
