Balotazhi, treguesi i permbytjes/ Drenori: Zgjedhje demokratike, rezultati u pranua dhe nuk e diskutoi njeri
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 17:40
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, analisti Xhavit Drenori vlerësoi procesin zgjedhor duke theksuar se, në aspektin teknik, ai ishte një shembull i mirëorganizimit dhe i standardeve demokratike
" Në aspektin teknik ishte mrekulli sepse patëm zgjedhje prap të organizuara mirë, të menaxhuara mirë jo vetëm nga KQZ por edhe nën frymën e tolerancës, në frymë demokratike të sjelljes së qytetarëve dhe të subjekteve politike.
Kishim një numërim të shpejtë dhe asgjë nuk iu mbet hapësirë dikujt që të ankohet për ndonjë çështje.
U pranuan shpejt rezultatet dhe secili fitoi atë që fitoi, por në aspektin teknik nuk u ankua askush", u shpreh Drenori.
