Rivotim në Mitrovicë? Arifi: Ka pasur probleme me fletët e votimit, s'mendoj se do ketë rivotim

Gazetari, Valon Arifi në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk beson se komuna e Mitrovicës së Jugut do të shkojë në rivotim.  

Arifi: Ajo çfarë u pa mbrëmë ka qenë disa probleme me fletët e votimit të cilat kanë qenë me numra të dallueshëm serik të tyre prej kutive të  votimit.

Unë nuk mendoj se komuna e Mitrovicës së Jugut do të shkojë në rivotim.

Probleme të njëjta kishte pasur edhe në komunën e Gjakovës por që ishin paraprirë ato dhe rrjedhimisht fajin për këto fletë votime e ka marrë kompania e cila i ka printuar le të themi të gjitha fletë votimet në Kosovë që është kompani sllovene.

Prandaj rrjedhimisht nuk mendoj që do të shkojë në rivotim komuna e Mitrovicës së Jugut edhe pse Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar rivotim.