Eva Palatova: Balotazhi për komunat, i rregullt dhe gjithëpërfshirës

Ushtruesja e detyrës së ambasadorit të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës, që shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë.

Zgjedhjet e djeshme u mbajtën në 18 komuna dhe sipas institucioneve të sigurisë dhe KQZ-së, nuk kishte ndonjë incident që do të ndikonte në rezultat. Deri tani prokuroria ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, që lidhet me procesin zgjedhor.

Të drejtë vote në Kosovë kishin 1.316.672 qytetarë, ku prej tyre votuan 432.107 ose 32,82%.

Eva Palatova: Balotazhi për komunat, i rregullt dhe

/KosovaPress