Presidentja Osmani: Mandatari i dytë ende në afat kushtetues, Kuvendi të thërrasë sa më shpejt seancën

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se mandaturi i dytë për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufca është ende brenda afatit kushtetues dhe se thirrja e seancës do të varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Ajo theksoi se seanca duhet të thirret brenda afatit të përcaktuar dhe se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e tij.

Sipas Presidentes Osmani është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të shihet rezultati i seancës.

“I mandatuari i dytë për kryeministër Akoma është brenda afatit kushtetues dhe do të varet nga deputetët dhe kryesia e Kuvenditt ë Kosovës se kur do të ftohte senaca.
Seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë, shpresoj se kjo do të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj senace, mirëpo unë nuk mund ta paragjykojë.”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani para mediave.

Presidentja Osmani javën që shkoi ka mandatuar Glauk Konjufcën, si mandatari i dytë për kryeministër.

Konjufca ka afat kushtetues 15 ditë për krijimin e Qeverisë.