Maho: Të fitojë PS-ja në Vlorë kur sot u përmbyt qendra e votimit, tregon se kemi rezultat të paracaktuar
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 17:22
Gazetari Armand Maho veçoi se pikërisht në ditën e zgje3dhjeve një qendër votimi në Vlorë është përmbytur nga shiu dhe është paradoks i madh se si ka mundësi që në Vlorë fiton e majta.
“Po ashtu ishte dhe takimi i Kuçit që bëri kryeministri me 5 kandidatët e tij dy ditë më parë, ku njëri i thoshte ne do të marrim 83 % të votave dhe ai i thoshte pse nuk i bën dot ti 85 %?
E shikoni pra, kjo është një tregues që kemi të bëjmë me rezultat të paracaktuar në zgjedhje. Ndaj as pjesëmarrje por as ndonjë surprizë të madhe në këto votime nuk e pres”, u shpreh gazetari Armand Maho në një intervistë në “Ora News”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN ARMAND MAHO
