Çollaku: Pjesëmarrja e ulët favorizon pushtetin dhe dihet tashmë se kush i shkatërroi zgjedhjet

Për gazetarin Basir Çollaku pjesëmarrja tejet e ulët në votimet e kësaj të diele në 5 bashki të vendit është tregues i qartë se çfarë klime ekziston në vend.

“Është një tregues se në çfarë momenti vijnë këto zgjedhje duke parë edhe projeksionet e rezultateve me këto shifra duket më e favorizuar e majta, pasi pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe kjo e sotmja është dhe tregues që ndodhi edhe në zgjedhjet e 11 majit.

Por duhet parë deri në fund dhe duhet ndjekur hap pas hapi se çfarë ka ndodhur dhe si kemi arritur deri këtu.

Ajo çfarë shikoj në këto zgjedhje në këtë 9 nëntor ne e dimë shumë mirë se kush janë vrasësit e zgjedhjeve në Shqipëri”, u shpreh gazetari Basir Çollaku në një intervistë në “Ora News”.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME BASIR ÇOLLAKUN