Lefter Maliqi: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, bojkot masiv i qytetarëve si majtas ashtu dhe djathtas

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi, në një intervistë për “Ora Neës” pjesëmarrjen e ulët në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit e cilësoi si bojkot masiv të qytetarëve si majtas ashtu edhe djathtas.

“Kjo për shkak se populli shqiptar nuk i beson më politikës, madje edhe për shkak të skandaleve, për shkak edhe të ndarjes territoriale.

Sot më herë gjatë ditës kam deklaruar se pjesëmarrja nuk e kalon 25 %, madje me këtë trend as tek 20 % nuk ka për të vajtur”, u shpreh ndër të tjera Lefter Maliqi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME LEFTER MALIQIN