Presidenti iranian: Duam paqe, por nuk heqim dorë nga programet bërthamore! Nuk duam të poshtërohemi...
Presidenti iranian Masoud Pesekian tha të enjten se Irani kërkon paqe, por nuk do të detyrohet të braktisë programet e tij bërthamore dhe raketore, raportuan mediat shtetërore. Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të enjten se Irani ka kërkuar vazhdimisht që të hiqen sanksionet e SHBA-së kundër vendit.
"Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë bisedime brenda kornizave ndërkombëtare, por jo nëse ata thonë se nuk mund të keni shkencë (bërthamore), ose të drejtën për të mbrojtur veten (me raketa) ose ne do t'ju bombardojmë", tha Pesekian.
Irani ka refuzuar vazhdimisht negociatat mbi aftësitë e tij mbrojtëse, duke përfshirë programin e tij të raketave dhe idenë e heqjes dorë nga të gjitha pasurimet e uraniumit në tokën e tij.
"Ne duam të jetojmë në këtë botë në paqe dhe siguri, por jo të poshtërohemi, dhe nuk është e pranueshme që ata të na imponojnë çfarë të duan dhe që ne thjesht t'u shërbejmë atyre", tha Pezheskian.
Izraeli e sheh Iranin si një kërcënim ekzistencial. Por Irani thotë se raketat e tij balistike, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 2,000 kilometra, janë një forcë e rëndësishme penguese dhe hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe objektivave të tjerë të mundshëm rajonalë. Irani mohon se kërkon armë bërthamore.
