Një tërmet i fortë godet Gjirin e Kalifornisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 14:25
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi Gjirin e Kalifornisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Në deklaratë thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 14 kilometrash, 72 kilometra në veri të Santa Rosalia-s, Meksikë. Për momentin nuk ka informacione për lëndime ose dëme të mundshme.