Anulohen qindra fluturime në përpjekje për të reduktuar trafikun gjatë mbylljes së qeverisë
Qindra fluturime në SHBA u anuluan sot pasi linjave ajrore iu tha të reduktonin trafikun -për të shmangur mbingarkesën gjatë mbylljes së qeverisë, sipas BBC.
Fluturimet vendase u anuluan në 40 nga aeroportet më të ngarkuara të vendit, ndërsa zyrtarët po përpiqen të lehtësojnë presionin mbi kontrollorët e trafikut ajror.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) thotë se reduktimet do të fillojnë në 4% të fluturimeve të brendshme përpara se të rriten në 10% deri në fund të javës së ardhshme – duke paralajmëruar se mund të preken deri në 4 000 fluturime në ditë.
Kullat e Kontrollit në aeroporte janë përballur me mungesat e kontrollorëve të trafikut ajror, pasi po punojnë pa pagesë për shkak të mbylljes së qeverisë federale.
Disa nga linjat ajrore më të mëdha amerikane do të ofrojnë rimbursime të plota për fluturimet e anuluara – përfshirë “United” dhe “Delta”.
