Tajfuni” Kalmaegi” godet Vietnamin pas shkatërrimeve në Filipine
Tajfuni “Kalmaegi” ka goditur Vietnamin duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave dhe dëmtuar më shumë se 2 600 shtëpi, thanë sot zyrtarët.
Më shumë se gjysmë milioni njerëz u evakuuan si masë parandaluese, ndërsa provincia bregdetare jugore e Binh Dinh ishte ndër zonat më të goditura.
U raportuan ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, pemë të rrëzuara dhe shumë fluturime të anuluara. Shërbimet hekurudhore gjithashtu u ndërprenë. Autoritetet kishin këshilluar banorët të qëndronin brenda shtëpive.
Tajfuni është dobësuar ndjeshëm, por meteorologët paralajmërojnë për reshje të mëtejshme të dendura dhe për mundësi përmbytjesh në ditët në vijim. “Kalmaegia”është stuhia e 13-të që godet këtë vend të Azisë Juglindore këtë vit.
Sipas agjencisë së menaxhimit të katastrofave.në Filipine, ku “Kalmaegi” shkaktoi shkatërrime të mëdha ditët e fundit, numri i të vdekurve ka arritur në 188 vetë.
Më shumë se 130 persona janë ende të zhdukur dhe rreth 90 janë të plagosur. Mbi 2.2 milionë njerëz në 32 provincia janë prekur nga stuhia.
Presidenti filipinas, Ferdinand Marcos Jr, shpalli gjendje të jashtëzakonshme kombëtare për të mundësuar qasje të shpejtë në fondet emergjente.
Ndërkohë, autoritetet filipinase po përgatiten për stuhinë tropikale Fung-Wong, e cila mund të forcohet në tajfun super të fuqishëm dhe të prekë zonat që janë tashmë të shkatërruara nga “Kalmaegi”.
Autoritetet këshilluan sot evakuimin e qindra mijëra banorë që janë në rrezik nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
