Vendoret e pjesshme, KQZ teston me sukses pajisjet elektronike të identifikimit të zgjedhësve

Testimi operacional i pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor në disa njësi administrative u krye me sukses.

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi, ishte i pranishëm për të ndjekur nga afër procesin e testimit të pajisjeve elektronike.

Në deklaratën e tij për mediat kryekomisioneri tha se procesi shkoi me sukses dhe shpreson se nuk do të ketë problematika gjatë zgjedhjeve.

I pyetur për mungesat e operatorëve që janë vënë re në zgjedhjet e shkuara, ai u shpreh se janë marrë të gjitha masat për të mos u përballur me këtë fenomen më 9 nëntor .

Kryekomisioneri nuk i shpëtoi as pyetjes për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa për raportin e shpenzimeve në fushata nga parti të ndryshme politike Celibashi u shpreh se është akoma herët për të bërë komente për këtë, por pas procesit të auditimit do të bëhen edhe vlerësimet e duhura.