Merr flakë makina brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi

Një automjet ka marrë zjarr brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi është bllokuar nga të dy anët e tunelit, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.