EMRI/ 30-vjeçari në Bathore plagoset në krah me armë zjarri, dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 20:34
Një 30-vjeçar është plagosur në krah me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 dhe i riu Elvis Visha është dërguar për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
