EMRI/ Kapet me 800 gr lëndë narkotike në banesë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Rigers Dervishi, 25 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai i posedonte me qëllim shitjen në sasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.