Ambasadori i dorëzon Qeverisë shqiptare Progres-Raportin, Gonzato: Urgjenca e reformave nuk duhet të cënojë cilësinë e tyre

Shqipëria ka marrë në dorëzim progres raportin e KE.

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato po mbajnë një konferencë të përbashkët, pasi Shqipëria merr në dorëzim progres raportin e KE.

Ambasadori i BE Silvio Gonzato: “Më lejoni të them se dje KE miratoi paketën e zgjerimit që përfshin dhe raportin për Shqipërinë që sapo ia dorëzova Ramën.

Më vonë do të takohem edhe me ministren Spiropali ndërsa gjatë javës do t’ia paraqes Presidentit, partive politike dhe kreut të kuvendit.

Rezultat i shkëlqyer dhe shpejtësi e jashtëzakonshme e procesit. Duhet të shfrytëzojmë mundësinë unike pasi jemi në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë për t’u përafruar me legjislacionin e BE, ku deri tani kemi bërë një punë të shkëlqyer.

KE gati të mbështesë Shqipërinë për negociatat. Prioritet i menjëhershëm është përmbushja e piketave të ndërmjetme, janë aq të rëndësishme saqë pa përmbushjen e tyre nuk mund të mbyllet asnjë kapitull.

Më lejoni të them dëshiroj të përshendet krijimin e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Ne besojmë që puna e këtij komisionit do të jetë transparente dhe efektivitetin në arritjen e një reforme të plotë zgjedhore.

Duhen intensifikuar përpjekjet për përafrimin me legjislacionin e BE.

Ligji për barazinë gjinore të jetë në përputhej me standardet e BE.

Një fushë e rëndësishme për shqetësimet është liria e shprehjes, ku Shqipëria ka bërë përparim të kufizuar.

Urgjenca e reformave nuk duhet të cënojë cilësinë e tyre. Duhet debat në Kuvend dhe konsultime. Anëtarësimi është një projekt gjithë shoqëror”.

VIDEO - KONFERENCA E PËRBASHKËT RAMA - GONZATO