Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit, atë të Grupit të PS-së dhe Komisioneve Parlamentare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 12:28
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një mbledhje në kryeministri.
Rama ka thirrur në takim, zv.kryeministren Belinda Ballukun, kreun e Kuvendit Niko Peleshin, Taulant Ballën si dhe krerët e Komisioneve Parlamentare socialiste.
Nuk dihet ende arsyeja e mbledhjes në Kryeministri, por një ditë më parë Rama ka dorëzuar në Parlament projektbuxhetin për vitin 2026.
