Buxheti, rrogat dhe pensionet/ Radonshiqi: Shqipëria vend i shtrenjtë, rritje artificiale e kushteve të jetesës
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi në një intervistë në Ora News u shpreh se Shqipëria është një vend i shtrenjtë për të jetuar dhe se ka rritje artificiale të kushteve të jetesës.
Radonshiqi: Për çështjen e pensioneve është një lajm i mirë për pensionistët duke qenë se ato do të munden të kenë le të themi një bonus mujor tashmë ku çdo muaj do të marrin një bonus që do të thotë që në fakt e konsideroj bonus sepse jepet nga buxheti i shtetit dhe jo nga skema e pensioneve.
Është një element pozitiv pasi pensionistët edhe në vlera tepër të ulëta ato janë të kënaqur sepse ato jetojnë në varfëri relative dhe absolute.
Kjo shtesa që i bëhet çdo muaj nuk është se do zgjidhi problemet financiare që kanë pensionistët por nga ana tjetër duket më tepër si një shpresë ku vetë pensionistët mendojnë që së fundmi po shihen me prioritet.
Është një nevojë në fakt pasi Shqipëria konsiderohet si një nga vendet me kostot më të larta të jetesës në krahasim me rajonin. Kemi një lloj rritje artificiale të kostos së jetesës.
