"Nuk ikim nga pushteti pa bërë Shqipërinë pjesë të BE-së" - Rama: Qeveria jonë ka bërë punët dhe për kundërshtarët politikë!

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato mbajtën një konferencë për shtyp në kryeministri lidhur me progress raportin e publikuar një ditë më parë nga Unioni për Shqipërinë për vitin 2025.

Kryeministri Rama tha se në raportin e vitit 2027, BE do të shkruajë që të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Raporti thotë një gjë, që Shqipëria është në rrugën e duhur, për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në çdo hap. Sfida dhe cështje për tu adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në cdo hap"

Konferenca vjen një ditë pasi BE publikoi progress raportin për Shqipërinë për vitin 2025 ku vlerësonte progresin e shpejtë në negociata, luftën ndaj korrupsionit. Evidentohej gjithashtu edhe klima e tensionuar politike me një parlament jo plotësisht efikas.

Pjesë nga fjala e Ramës

"Nuk ikim nga pushteti pa bërë Shqipërinë pjesë

Raporti thotë një gjë, që Shqipëria është në rrugën e duhur, për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra.

Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në çdo hap. Sfida dhe dhe cështje për tu adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në cdo hap.

Natyrisht që raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë.

Ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe do të bëjmë përsëri është që duke marrë energjinë e nevojshme nga gjysma plot, të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme te gjysma bosh që në 2027 ta përmbyllim këtë process që raporti i vitit 2027 të shkruajë rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë.

Ky është objektivi historik dhe jam krenar që tanimë askush nuk harron të thotë se Shqipëria është pararojë në këtë process me Malin e Zi dhe më në fund është shembulli pozitiv që iu jepet edhe të tjerëve që duan të bëhen pjesë e BE. 

Raporti u thotë shqiptarëve që Shqipëria ecën vendosmërisht në rrugën e duhur dhe na thotë ne se çfarë duhet të bëjmë më shumë e më mirë që të ecim pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027.

Sa më pranë Be të jemi aq më shumë do të ketë dhe për ta hapësirë dhe përkujdesje, gjë që nuk mungon as në këtë raport. Ndjehuni mirë të gjithë, mbështetës apo kundërshtarë, së kjo qeveri i ka bërë detyrat për të gjithë dhe pastaj afrimiteti me BE-në është një garanci për të gjithë.

"Nuk ikim nga pushteti pa bërë Shqipërinë pjesë

Sepse mbështetës dhe kundërshtarë jemi në kohë ë ndryshme sipas qeverive që shkojnë e që vijnë.. Kjo e jona nuk do të shkojë pas sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE. Më tutje do të shohim sipas asaj që do të vendosë populli.

VIDEO - KONFERENCA E PËRBASHKËT RAMA - GONZATO