Kushtetuesja la Veliajn në detyrë/ Kadiu: Nuk shikoj ndonjë ndryshim, as për mirë as për keq
Gazetari, Lorin Kadiu i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh nuk sheh ndonjë ndryshim as për mirë as për keq pas vendimit të gjykatës Kushtetuese për Veliajn.
Kadiu: Nuk shikoj ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm as për mirë sa për keq.
U bënë disa muaj tani që nuk është më në detyrë kryetari i bashkisë.
Në fakt ajo që shoh unë është një qendërzim i pushtetit vendor dhe një heqje e kompetencave të bashkive dhe përqëndrimin e tyre në qeveri.
Pra bashkitë tani po merren me abonetë dhe faturat e ujit por ajo që prodhon dhe qarkullon para që janë lejet e ndërtimit janë masivisht në dorë të këshillit kombëtar të territorit dhe ujit.
Unë mendoj se me Veliajn apo pa Veliajn kjo do vazhdojë.
Unë pashë një kryetar bashkie të etur për të komunikuar me publikun që fliste me shumë se avokatët.
