Veliaj kryetar bashkie nga burgu/ Zhulali: Kemi të bëjmë me një skenar

Këshilltarja bashkiake e PD, Ilda Zhulali e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh në rastin e Erion Veliajt që Kushtetuesja e la në detyrë dhe u anuluan zgjedhjet në Tiranë kemi të bëjmë me një skenar.

Zhulali: Erion Veliaj ka të gjithë hapësirën që të kërkojë të drejtën që i lejon Kushtetuta.

E para që kemi të bëjmë me një skenar.

Rama e nisi këtë sezon të dytë me Veliajn duke shpallur Manastirliun kandidate për Tiranën.

Nga ana tjetër i tha këshillit bashkiak të shkarkojë Erion Veliajn.

U mblodh këshilli bashkiak dhe nuk lejoi Veliajn të vijë në mbledhje.

E shkarkuan me pretendimin se mungonte në detyrë prej 3 muajsh.