Integrimi kalon nga reformat/ Myftari: Reformat bëhen dhe për veten tonë, për një shtet të së drejtës
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 15:45
Pedagogu, Juljan Myftari në një intervistë në Ora News u shpreh se reformat bëhen për vetën tonë pikë së pari për një shtet të së drejtës.
Myftari: Reforma është si të thuash diçka për të përmirësuar një situatë të caktuar, për të përmirësuar një sistem politik ose për të ecur përpara në integrimin.
Lajkmotivi i reformave ka qenë një nga thirrjet kryesore të këtyre 20 vjetëve të fundit.
Ku ne mendojmë se duhet të bëjmë raporte dhe progres raporte për angazhimet që kemi ndaj BE në përgjithësi.
Megjithatë ne duhet të kujtojmë që këto reforma ne i bëjmë pikë së pari për veten tonë.
Pra reformat për veten tonë I bëjmë sepse ne duam të kemi shtet të së drejtës.
Duam të kemi liri më të mëdha.
Duam të kemi sistem zgjedhor më të mirë më funksional.
